Lamine Yamal ka dërguar një mesazh emocional para finales së madhe të Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës. Ylli i Barcelonës dhe i kombëtares spanjolle ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi me mbishkrimin “Për ju dhe për rrugët” , duke shprehur mirënjohje dhe emocion para ndeshjes më të rëndësishme të karrierës së tij.
Sulmuesi 19-vjeçar është një nga protagonistët kryesorë të Spanjës në këtë Botëror, ndërsa para finales ka ndarë një mesazh të ngjashëm emocional me atë të Lionel Messit, kapitenit të Argjentinës. Finalja e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Spanjës zhvillohet sonte nga ora , në një përballje që pritet të vendosë kampionin e ri të botës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
