Shpati Zekaj fiton medaljen e bronztë në Kupën Botërore në Sarajevë

0%

Xhudisti kosovar Shpati Zekaj ka siguruar medaljen e bronztë në Kupën Botërore të xhudos, e cila po zhvillohet në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës. Në duelin për medaljen e bronztë, Zekaj triumfoi me Ippon ndaj gjermanit Pierre Ederer, duke e mbyllur garën me sukses dhe duke i sjellë Kosovës një tjetër medalje në arenën ndërkombëtare.

Rrugëtimi i tij drejt podiumit nisi me fitore në xhiron e parë, ku mposhti rusin Denis Bakanov me dy Wazaari. Në çerekfinale, Zekaj u ndal nga bullgari Boris Georgiev, i cili fitoi me Yuko. Megjithatë, xhudisti kosovar reagoi në repasazh, ku mposhti serbin Aleksandar Stojkov, duke siguruar mundësinë për të luftuar për medaljen e bronztë.

Në përballjen vendimtare, Zekaj nuk gaboi, duke fituar me Ippon ndaj Pierre Ederer dhe duke e mbyllur turneun me medaljen e bronztë./ Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi