FIFA pritet të njoftojë të ardhura rekord prej 15 miliardë dollarësh nga Kupa e Botës 2026, duke tejkaluar ndjeshëm parashikimin fillestar prej 11 miliardë dollarësh. Sipas raportimeve, rritja është nxitur kryesisht nga shitja e biletave, paketat VIP dhe tregu sekondar i biletave, ku FIFA përfiton komision si nga blerësit ashtu edhe nga shitësit.
Ky sukses financiar pritet të sjellë më shumë fonde për federatat anëtare dhe forcon pozitën e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino. Ndërkohë, SHBA ka shprehur interes për të organizuar sërish Kupën e Botës në vitin 2038, pasi Botërori i këtij viti, i zhvilluar në SHBA, Kanada dhe Meksikë, ka rezultuar një sukses i madh financiar.
Edhe për finalen mes Spanjës dhe Argjentinës, paketat më luksoze VIP u shitën deri në 34.500 dollarë për person.
