AC Milan raportohet se po shqyrton mundësinë e transferimit të mesfushorit të Marseille, Pierre-Emile Hjbjerg, gjatë kësaj verë. Sipas “Sky Sport”, mesfushori danez është një nga opsionet që klubi italian po vlerëson për të përforcuar repartin e mesfushës para sezonit të ri.
Hojbjerg, i cili është nën kontratë me Marseille deri në vitin 2028, mund të bëhet një objektiv i realizueshëm për Milanin për shkak të situatës financiare të klubit francez dhe dëshirës së tij për të ulur shpenzimet e pagave. Megjithatë, Milani nuk pritet të nxitojë në negociata.
Trajneri Ruben Amorim fillimisht dëshiron të analizojë grupin aktual të lojtarëve dhe më pas të vendosë nëse skuadra ka nevojë për një tjetër mesfushor. Në rast se Amorim jep dritën jeshile për transferimin, kuqezinjtë mund të intensifikojnë shpejt interesimin për 30-vjeçarin. Një kalim i mundshëm te Milani do ta ribashkonte Hojbjergun me ish-shokun e skuadrës te Marseille, Adrien Rabiot.
Sezonin e fundit, danezi pati një paraqitje të mirë me Marseille, duke regjistruar 43 paraqitje, pesë gola dhe pesë asistime në të gjitha kompeticionet.
