Shpërndaje në: Bukayo Saka ka shënuar “hat-trick” për ta udhëhequr Anglinë drejt fitores në ndeshjen për vendin e tretë në Kupën e Botës. Anglia fitoi 6:4 ndaj Francës, në ndeshjen që u shndërrua në spektakël golash. Pas pjesës së parë anglezët kishin epërsi të pabesueshme prej 4:0. Por Franca u kthye në pjesën e dytë duke ngushtuar rezultatin në 4:3.
Megjithatë Saka shënoi gol nga penalltia në minutën e 87-të për rezultatin 5:3. Në minutën e gjashtë shtesë, Ousmane Dembele shënoi për 5:4. Por kjo nuk ishte e tëra. Jude Bellingham shënoi supergol po ashtu, në minutën e tetë shtesë për 6:4. Declan Rice, Ezri Konsa dhe Saka dy herë, shënuan për Anglinë në pjesën e parë.
Franca u përgjigj në të dytën me dy gola të Kylian Mbappe dhe një të Bradley Barcola. Mbappe asistoi për Barcolan, kurse Michael Olise asistoi për dy golat e Mbappes. Edhe Botërori 2026 1 j. më parë Spanja dhe Belgjika gati për spektakël në Los Angeles Mbappe tani i ka dhjetë gola në këtë Botëror, dy më shumë se Lionel Messi.
Ndërkohë është bërë edhe golashënuesi më i mirë në histori të Kampionateve Botërore me 22 gola. Messi i ka 21. Jo të gjithë pajtohen që të luhet ndeshja për vend të tretë në Botëror. Por ndeshja e luajtur në natën mes të shtunës e të dielës ishte “festival golash”.
