Rodri drejt “Bernabeut”? Botërori bind Real Madridin të ndryshojë

0%

Real Madridi ka rikthyer interesimin për mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri, pas paraqitjeve mbresëlënëse të tij në Kupën e Botës 2026. Sipas gazetarit Sergio Valentin, drejtuesit e klubit madrilen kanë ndryshuar qëndrim ndaj reprezentuesit spanjoll.

Më herët ata kishin rezerva për shkak të moshës, profilit dhe çmimit të lartë të kartonit të tij, por forma e shkëlqyer në Botëror ka bërë që Rodri të rikthehet në krye të listës së objektivave. Një rol të rëndësishëm në këtë vendim ka pasur edhe trajneri Jose Mourinho, i cili i ka kërkuar drejtuesve të klubit transferimin e një mesfushori me karakteristika si ato të Rodrit.

Tekniku portugez dëshiron një futbollist që mund të kontrollojë ritmin e lojës dhe t’i japë më shumë stabilitet ekipit, një profil që sipas tij mungon aktualisht në mesfushën e Real Madridit. Nga ana tjetër, raportohet se vetë Rodri mbetet i interesuar për një transferim në “Santiago Bernabeu”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mesfushori spanjoll ka shprehur edhe më parë admirimin për Real Madridin dhe dëshirën për të veshur fanellën e klubit madrilen. Megjithatë, Manchester City nuk dëshiron ta humbasë një nga lojtarët e tij më të rëndësishëm. Klubi anglez synon t’ia zgjasë kontratën Rodrit, e cila skadon verën e ardhshme.

Florentino Perez ka gati pasardhësin e Viniciusit – emri do t’i emocionojë tifozët e Real Madridit Pas përfundimit të Kupës së Botës, 30-vjeçari pritet të zhvillojë një takim me drejtorin sportiv të Cityt, Hugo Viana, si dhe me trajnerin Enzo Maresca, për të diskutuar të ardhmen e tij.

Para kësaj, Rodri do të udhëheqë Spanjën si kapiten në finalen e Kupës së Botës kundër Argjentinës, ku synon ta mbyllë turneun me një tjetër paraqitje të madhe./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi