Xavi e Mascherano: Barça është e pranishme në finalen

0%

Finalja e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës do të jetë një përballje mes dy kombëtareve, por për legjendat e Barcelonës, Xavi Hernandez dhe Javier Mascherano, ndikimi i klubit katalanas është i dukshëm në të dyja skuadrat.

Dy ish-lojtarët e Barcelonës folën përpara finales në New York, duke vlerësuar filozofinë e lojës së klubit dhe ndikimin e akademisë La Masia në këtë duel historik. Xavi, i cili ishte një nga shtyllat e Spanjës që fitoi Botërorin në vitin 2010, vlerësoi veçanërisht talentet e rritura te Barcelona, Lamine Yamal dhe Pau Cubarsi.

“ Jam shumë krenar, sepse i kam parë kur ishin 15 vjeç Lamine dhe 16 vjeç Pau Cubarsi. Ata kishin karakter dhe pasion. Mbaj mend që më thoshin: ‘Mos u shqetëso trajner, jam gati’. Nuk kishin frikë nga presioni” , u shpreh Xavi. Legjenda spanjolle theksoi se ideja e futbollit të Barcelonës vazhdon të jetë e pranishme në finalen e Botërorit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Duhet të jemi krenarë për këtë filozofi dhe këtë ide. Është një mënyrë loje që vazhdon ende. Jemi në finale me këtë sistem, madje edhe Argjentina”, tha ai. Ndërkohë, Javier Mascherano foli me superlativa për Lionel Messin, ish-shokun e tij të skuadrës te Barcelona dhe Argjentina. “Ai është i veçantë. Nuk mund ta krahasosh me askënd tjetër. Është krejt ndryshe.

Gjithmonë kur e shohim, ai na befason, sepse bën gjëra që nuk do t’i shohim te një lojtar tjetër” , deklaroi Mascherano. Xavi gjithashtu vlerësoi paraqitjet e Messit në këtë Botëror dhe ndikimin e tij te Argjentina. “Për mua, ai është më i miri në histori. Ende po bën diferencën në fushë. Ambicia, mentaliteti dhe karakteri i tij janë të jashtëzakonshme. Ai është një luftëtar” , tha Xavi.

Mascherano beson se Messi vazhdon të ketë kontrollin e lojës edhe në moshën 39-vjeçare. “Mendoj se ai ende po tregon se është pronari i lojës. E ka topin dhe merr vendime që ndonjëherë e fitojnë ndeshjen. Ai mund ta bëjë këtë ”, u shpreh ish-mesfushori argjentinas.

Për Mascheranon, Spanja dhe Argjentina janë dy skuadrat më të mira të turneut dhe finalja pritet të jetë një përballje mes dy ekipeve me filozofi të ngjashme. “Nuk kemi shumë lojtarë nga Barcelona në Argjentinë, por mënyra e lojës është shumë e ngjashme. Për mua, këto janë dy skuadrat më të mira të Botërorit. Të dyja duan topin dhe nuk ndihen rehat kur nuk e kanë atë”, tha ai.

As Xavi dhe as Mascherano nuk parashikuan një fitues të finales, duke e cilësuar një ndeshje ku gjithçka mund të vendoset nga detajet. “Është shumë e vështirë të bësh një parashikim. Vetëm Zoti e di se çfarë do të ndodhë, sepse është vetëm një ndeshje”, përfundoi Mascherano.

Burimi: Bota Sot