Mexhiti priti delegacion ndërkombëtar për bashkëpunim ekonomik dhe

0%

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, priti sot një delegacion të përbërë nga personalitete të politikës, biznesit dhe institucioneve ndërkombëtare, të udhëhequr nga Dr. Dustin Plantholt. Delegacioni po zhvillon një vizitë njohëse në rajon në kuadër të nismave për bashkëpunim ekonomik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë takimit, Mexhiti prezantoi prioritetet dhe projektet zhvillimore të Komunës së Çairit, me fokus në qeverisjen lokale, investimet në arsim, kulturë dhe infrastrukturë, si dhe mundësitë për krijimin e bashkëpunimeve në fusha me interes të ndërsjellë. “Dialogu dhe shkëmbimi i përvojave me partnerë ndërkombëtarë janë një vlerë e shtuar për qeverisjen lokale.

Takime të tilla hapin mundësi për bashkëpunime të reja, investime dhe iniciativa që mund t’i shërbejnë zhvillimit të Çairit dhe vendit tonë,” deklaroi Mexhiti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot