Shpërndaje në: Përfaqësuesja e Anglisë është duke fituar thellë 4:0 ndaj Francës pas pjesës së parë, në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë. Mesfushori i Arsenalit, Declan Rice, e shënoi golin e parë në minutën e tretë. Ai realizoi gol të bukur nga distanca. Rice asistoi edhe për Ezri Konsan, i cili realizoi me kokë pas një goditjeje nga këndi në minutën e 18-të për 2:0.
Golin e tretë e realizoi Bukayo Saka në minutën e 37-të me asistim të Marcus Rashfordit. Saka e shënoi edhe golin e katërt në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Sulmuesi i Arsenalit u asistua nga Eberechi Eze.
