Anglia shkatërron Francën në pjesën e parë, “Tre Luanët” në epërsi 4-0

0%

Kombëtarja e Anglisë ka zhvilluar një pjesë të parë të jashtëzakonshme ndaj Francës në ndeshjen për medaljen e bronztë në Kupën e Botës 2026, duke shkuar në pushim me epërsi të thellë 4-0. “Tre Luanët” e zhbllokuan rezultatin që në minutën e tretë, kur Declan Rice realizoi një gol spektakolar nga distanca.

Pak më vonë, Bukayo Saka arriti të dërgonte topin në rrjetë, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje. Epërsinë e dyfishoi Ezri Konsa, i cili shënoi me kokë pas një harkimi të saktë të Rice. Në minutën e 37-të, Marcus Rashford realizoi golin e tretë pas një bashkëpunimi me Sakan, duke e vënë Francën në një pozitë shumë të vështirë.

Në anën tjetër, “Gjelat” tentuan të reagojnë përmes Kylian Mbappes, por sulmuesi francez nuk arriti t’i konkretizonte mundësitë e tij. Në minutat shtesë të pjesës së parë, Saka u shfaq sërish protagonist, duke realizuar një gol të bukur për rezultatin 4-0.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mbetet të shihet nëse Franca do të arrijë të reagojë në pjesën e dytë apo Anglia do ta ruajë epërsinë dhe do ta sigurojë medaljen e bronztë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com