Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në Obiliq pas raportimit

0%

Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të punimeve në një subjekt në Obiliq, pas raportimit të një rasti dhe evidentimit të shkeljeve ligjore që paraqesin rrezik për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, më inspektorët e punës kanë kryer një inspektim në subjektin në fjalë, ku kanë konstatuar shkelje të dispozitave të Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Për shkak të rrezikut të konstatuar, është urdhëruar ndërprerja e menjëhershme e punimeve deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe përmbushjen e kërkesave ligjore për garantimin e një mjedisi të sigurt pune.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëmarrësve”, thuhet në njoftim.

Burimi: Telegrafi