FIFA zbulon shifrat e komenteve të urrejtjes në Botëror

0%

Shpërndaje në: FIFA ka zbuluar shifrat shqetësuese të komenteve të urrejtjes dhe kërcënimeve ndaj futbollistëve gjatë Kupës së Botës. Organizata ka përdorur një sistem të veçantë për monitorimin e rrjeteve sociale, përmes të cilit janë identifikuar dhe larguar mijëra komente fyese, raciste dhe kërcënuese.

FIFA ka larguar mbi 7 milionë komente të dëmshme gjatë Kupës së Botës, në kuadër të përpjekjeve për të luftuar gjuhën e urrejtjes dhe abuzimet në internet. Gjatë turneut janë raportuar rreth 200 mijë postime fyese, një shifër dhjetë herë më e lartë se në Botërorin e kaluar.

Për më tepër, rreth 1 mijë kërcënime serioze janë dërguar te autoritetet për hetim, ndërsa 15 mijë raste të tjera janë paraqitur për shqyrtim të mëtejshëm. Në Botërorin e kaluar, FIFA kishte hequr rreth 470 mijë përmbajtje fyese, ndërsa në Botërorin e këtij viti, kjo shifër u rrit ndjeshëm, duke arritur në miliona raste.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha