Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka njoftuar se ka përfunduar zhvendosjen e 67 kontejnerëve nga kazermat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në fushat e futbollit në zonën e Bërnicës.
Sipas njoftimit të KFOR-it, operacioni është realizuar nga Ekipi Ndërlidhës dhe Monitorues K8, me mbështetjen e Grupit të Përbashkët për Mbështetje Logjistike, në koordinim me Policinë Ushtarake të KFOR-it dhe FSK-në. Zhvendosja e kontejnerëve thuhet se ka nisur në qershor, pas një kërkese të Federatës së Futbollit të Kosovës, dhe u përfundua gjatë ditëve të fundit.
KFOR njoftoi se kontejnerët do të shërbejnë për përmirësimin e kushteve për futbollistët e rinj, duke u ofruar hapësira më të përshtatshme për stërvitje, ndërrim të pajisjeve dhe përgatitje për ndeshje.
“Kjo nismë pasqyron angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it me institucionet dhe partnerët lokalë për promovimin e shëndetit dhe mirëqenies, me fokus të veçantë në zhvillimin e të rinjve”- thuhet në njoftimin e lëshuar më .
