Bajrami publikon gjendjen e tmerrshme të deponisë së Sferrkë: Të

0%

Hykmete Bajrami ka publikuar video nga gjendja te deponia në Sferrkë të Pejës, që mori flakë disa ditë më parë. Ajo tha se vizitoi sot deponinë për të parë gjendjen e saj, që ishte fare e mirë, shkruan IndeksOnline. “Ku është shteti? A e dini se mijëra banorë të kësaj anë që katër ditë s’guxojnë të dalin jashtë as t’i hapin dritaret nga tymi toksik i deponisë ” shkroi ajo.

Bajrami bëri thirrje që zjarri në deponi të shuhet sa më parë dhe deponia të mbyllet. Ky është postimi i plotë i saj: Sonte në ora minuta, erdha te vendi, te deponia të shoh masat që marrë ministria. Gjendja në video. Ku është shteti? A e dini se mijëra banorë të kësaj anë që katër ditë s’guxojnë të dalin jashtë as t’i hapin dritaret nga tymi toksik i deponisë.

Të veprohet menjherë, s’ka kohë për arsyetime, të shuhet zjarri dhe të mbyllet deponia. Stop kësaj katastrofe ekologjike!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot