Shpërndaje në: Laorent Shabani është lojtari më i ri i Ballkanit të Suharekës. Ballkani të shtunën e zyrtarizoi transferimin e Shabanit. Sulmuesi i krahut të majtë iu bashkua Ballkanit nga Partizani i Tiranës. 26-vjeçari me Ballkanin ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.
“Me cilësitë e tij në fazën ofensive, Shabani pritet të jetë një tjetër forcim për ekipin në sfidat vendore dhe ndërkombëtare. Mirë se vjen në familjen e Ballkanit, Laorent!”, shkruan në njoftimin e klubit suharekas. Shabani si futbollist është zhvilluar te klubi i madh në Suedi, Malmo. Ishte pjesë e skuadrës së parë te Malmo për tri vite.
Edhe Futboll 11 muaj më parë “Championsi” në Podujevë, KFF Mitrovica e kërkon suksesin Në Suedi ka luajtur edhe për Siriusin, Norrkopingun, dhe Varbergsin. Shabani me Shqipërinë U21 ka dy paraqitje të zhvilluara.
