Një tentativë grabitjeje në një supermarket në provincën e Firences ka dështuar në mënyrë të pazakontë, pasi arkëtarja, e cila ishte në ditën e saj të parë të punës, nuk arriti ta hapte arkën. Sipas mediave lokale, grabitësi hyri në supermarket dhe iu drejtua menjëherë arkëtares 20-vjeçare, të cilën dyshohet se e kërcënoi duke i kërkuar t’i dorëzonte paratë.
Megjithatë, për shkak të mungesës së përvojës, punonjësja nuk mundi ta hapte arkën, duke ia zgjatur kohën hajdutit dhe duke prishur planin e tij për t’u larguar shpejt. Pas disa minutash pritjeje, grabitësi u detyrua të hiqte dorë dhe të largohej pa marrë para. Ndërkohë, klientët dhe punonjësit e tjerë e kuptuan se çfarë po ndodhte dhe ndërhynë.
Disa prej tyre e ndoqën grabitësin, ndërsa në vendngjarje u njoftuan karabinierët. Pavarësisht ndjekjes, i dyshuari arriti të largohej para mbërritjes së policisë dhe ende nuk është kapur. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
