Vallëzimi i fundit i Messit? Scaloni i përgjigjet thashethemeve për

0%

Lionel Scaloni ka refuzuar të spekulojë për të ardhmen e Lionel Messit me kombëtaren e Argjentinës, në prag të finales së Kupës së Botës ndaj Spanjës. Përzgjedhësi i Argjentinës theksoi se vetëm kapiteni e di nëse do të vazhdojë të luajë për përfaqësuesen pas përfundimit të këtij turneu, teksa spekulimet për pensionimin e tij janë shtuar ndjeshëm.

Argjentina hyn në finalen e Kupës së Botës kundër Spanjës mes shumë pikëpyetjeve nëse Messi do të zhvillojë ndeshjen e tij të fundit me fanellën e kombëtares. Duke folur në një konferencë për shtyp në Neë York të premten, Scaloni pranoi se nuk ka asnjë ide për planet e kapitenit të tij pas turneut. Kjo pasiguri vjen pavarësisht një tjetër turneu të jashtëzakonshëm nga 39-vjeçari.

Messi ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar katër asistime, duke ndarë vendin e parë në garën për Këpucën e Artë me francezin Kylian Mbappe. Ai ishte gjithashtu vendimtar në fitoren 2-1 të Argjentinës ndaj Anglisë në gjysmëfinale, duke udhëhequr ekipin me një tjetër paraqitje të shkëlqyer.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me zërat për pensionimin që dominojnë atmosferën para finales së së dielës, Scaloni u pyet nëse pret që Messi të vazhdojë të përfaqësojë Argjentinën. Trajneri kampion bote i vitit 2022 e bëri të qartë se vendimi i takon vetëm kapitenit të tij. “Çfarë di unë? Pyeteni atë. Sinqerisht, nuk kam as idenë më të vogël. Ai nuk ndalon së na surprizuari”.

Përzgjedhësi argjentinas foli edhe për arritjet e skuadrës së tij para finales, duke zbuluar se kishte biseduar me lojtarët për t’i falënderuar për sukseset e vazhdueshme që kanë arritur gjatë viteve të fundit. Momenti që se ka pa askush: Ylli i Anglisë ndërpreu intervistën e Messit pas ndeshjes – ja çfarë i tha ai “Është shumë e vështirë të arrish diçka të tillë.

Ata kanë realizuar gjëra që dikur dukeshin krejtësisht të paimagjinueshme. Dje u thashë se kishin bërë diçka të pabesueshme dhe se u jam thellësisht mirënjohës”. “Unë dhe i gjithë stafi im do t’u jemi mirënjohës përgjithmonë. Nuk ishte aspak e lehtë të arrinim deri në këtë fazë të Kupës së Botës dhe të konkurronim për kaq shumë vite në këtë nivel.

Mendoj se kjo është diçka e mrekullueshme”. “Shpresoj ta fitojmë finalen, por edhe nëse nuk ndodh, ky rrugëtim ka qenë i jashtëzakonshëm dhe një shembull për të gjithë. Shpresoj që kjo të shërbejë si frymëzim për popullin dhe vendin tonë”./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi