Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se edhe gjatë ditës së nesërme () do të zbatohen kufizime të përkohshme për qarkullimin e automjeteve të rënda në autoudhët e Kosovës, për shkak të temperaturave të larta të parashikuara.
Sipas njoftimit të ministrisë, bazuar në parashikimin zyrtar të motit, temperaturat pritet të arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë, duke plotësuar kushtet për zbatimin e vendimit që ndalon qarkullimin e automjeteve për transportin e mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Kufizimi do të jetë në fuqi në autoudhë nga ora deri në ora .
Ndërkaq, ministria ka bërë të ditur se në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse nuk do të ketë kufizime, pasi temperaturat e parashikuara nuk i plotësojnë kriteret e përcaktuara me vendim.
“Ministria do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të temperaturave dhe do të njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo ndryshim lidhur me zbatimin e këtij vendimi”- thuhet në njoftimin e ministrisë.
