Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, ka lënë të hapur mundësinë për të qenë pjesë edhe e Kupës së Botës së ardhshme, duke theksuar se vendimi do të varet nga gjendja e tij fizike dhe niveli që do të ruajë në vitet në vijim.
Sulmuesi anglez u shpreh se është ende shumë herët për të folur për fundin e karrierës me kombëtaren, ndërsa solli si shembull Lionel Messin, i cili vazhdon të luajë në nivele të larta edhe në moshën 39-vjeçare. “Është ende herët për të thënë nëse do të luaj në Botërorin e ardhshëm. Mesi është 39 vjeç dhe po luan”, deklaroi Kane.
Bomberi i Anglisë mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares dhe një prej golashënuesve më të mirë të brezit të tij. Ai synon të vazhdojë të ndihmojë “Tre Luanët” në objektivin për të fituar një trofe madhor.
Deklarata e Kane ka shtuar spekulimet se ai mund të jetë sërish lideri i Anglisë në një tjetër Kupë Bote, nëse forma dhe kushtet fizike do t’ia lejojnë të vazhdojë në nivelin më të lartë.
