Kufizohet qarkullimi i kamionëve të rëndë edhe nesër

0%

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se edhe nesër do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullimin e automjeteve për transportin e mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës. Sipas njoftimit, vendimi është marrë bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, të cilat pritet të arrijnë në 32 gradë Celsius ose më shumë.

Kufizimi i qarkullimit në autoudhë do të jetë në fuqi nga ora deri në . Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse nuk do të ketë kufizime, pasi nuk janë plotësuar kushtet e përcaktuara me vendim.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e temperaturave dhe do t’i njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë për çdo ndryshim në zbatimin e masës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi