Valentina Ferragni rrëfen sulmet pas ndarjes: Më thanë se më la sepse

0%

Blogerja e njohur italiane Valentina Ferragni ka thyer heshtjen pas ndarjes nga partneri i saj Matteo Napoletano, duke zbuluar komentet e ashpra që ka marrë në rrjetet sociale për pamjen fizike. E ftuar në podcastin “Corporea”, 33-vjeçarja tregoi se pas përfundimit të lidhjes shumë persona e kthyen ndarjen në një arsye për ta sulmuar dhe për ta gjykuar për peshën e saj.

“Kur u ndamë, poshtë postimeve të ish-partnerit tim shkruanin: ‘Bëre mirë që e le, sepse është e shëndoshë’” , rrëfeu Valentina, duke treguar një nga komentet që e ka prekur më shumë.

Motër e vogël e influencueses dhe miliarderes italiane Chiara Ferragni, ajo tha se me kalimin e viteve është mësuar me kritikat, por vuri në pikëpyetje faktin që trupi i një gruaje vazhdon të jetë objekt i vazhdueshëm diskutimi. “Kur kritikojnë trupin tim, qesh. Jam mësuar tashmë. Por a është vërtet kjo e vetmja gjë për të cilën mund të flasim?”, u shpreh ajo.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Valentina theksoi se nuk dëshiron të jetojë sipas standardeve të paarritshme të bukurisë dhe se për të më e rëndësishme është të shihet si një person i shëndetshëm dhe i lumtur. “Shpresoj që kur të shohin trupin tim, mendimi i parë të jetë se jam mirë dhe e shëndetshme. Nuk ka rëndësi nëse nuk vesh masën 38”, deklaroi influencerja.

Ferragni dhe Matteo Napoletano nisën lidhjen në vitin 2023 dhe kishin vendosur të bashkëjetonin në Milano, por në muajt e fundit mungesa e daljeve dhe fotove së bashku në rrjetet sociale ngriti dyshime për ndarjen e tyre. Asnjëri prej tyre nuk ka bërë publike arsyet e përfundimit të marrëdhënies.

Ndërkohë, mediat italiane raportojnë se Valentina mund të ketë nisur një kapitull të ri në jetën sentimentale, pasi është fotografuar në Portofino në një drekë romantike me një sipërmarrës kolumbian, identiteti i të cilit nuk është zbuluar.

Burimi: Bota Sot