13-vjeçarja, e cila ishte raportuar e zhdukur pasi ishte larguar nga një strehimore në Prishtinë, është gjetur dhe është kthyer shëndoshë e mirë në familjen e saj, raporton Sinjali. Sinjali kishte raportuar se e mitura, M. H. 13 vjeçare, ishte larguar më 17 korrik nga Strehimorja-Qendra “MVPT” në Prishtinë.
Sipas burimeve të Sinjalit, përgjegjësja e strehimores kishte deklaruar se vajza kishte dalë në oborr rreth orës , ndërsa rreth ishte vërejtur se nuk ndodhej më në objekt. Dyshohej se ajo ishte larguar përmes derës kryesore, e cila kishte pasur probleme teknike dhe mund të kishte mbetur e hapur.
Pas raportimit, Policia, njësitë hetimore, Qendra për Punë Sociale dhe familjarët u angazhuan në kërkimin e saj. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se më 18 korrik, rreth orës , punëtorët e strehimores janë njoftuar nga prindi i vajzës se 13-vjeçarja ishte kthyer në shtëpi.
Rasti mbetet në trajtim nga njësia e hetimeve, e cila do të vazhdojë procedurat e mëtejshme policore për sqarimin e rrethanave të largimit të saj nga strehimorja. Ekskluzive | Zhduket 13-vjeçarja nga një strehimore në Prishtinë – dyshohet se doli nga dera me defekt Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
