Kjo është data kur Ronaldo do të lajmërojë tërheqjen nga Portugalia?

0%

Cristiano Ronaldo thuhet se po mendon seriozisht për t’i dhënë fund karrierës së tij me Portugalinë. Sipas gazetarit Mohammed Awaad nga Abu Dhabi Media, sulmuesi portugez mund të luajë ndeshjen e tij të fundit ndërkombëtare më 24 shtator kundër Uellsit në Ligën e Kombeve, në stadiumin “Jose Alvalade” të Lisbonës.

Ky stadium nuk është zgjedhur rastësisht, por sepse nga aty Cristiano Ronaldo udhëtimin e tij profesional me Sportingun, dhe ndeshja po konsiderohet si një lamtumirë simbolike për tifozët portugezë, në vendin ku filloi gjithçka. Deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ana e vetë Cristiano Ronaldos apo Federatës Portugeze për këtë lajm.

Por, vetë lojtari ka lënë të kuptohet se shumë shpejt do të vijë edhe momenti i tërheqjes nga kombëtarja dhe ndoshta ky mund të jetë pikërisht ai moment…

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot