Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla iu përgjigj ministres serbe Paunoviç, lidhur me deklaratat tronditëse të kësaj të fundit se po të ishte në vend të Millosheviçit do të kishte kryer spatrim etnik në Kosovë. Sveçla theksoi se Paunoviç dhe kushdo që është armik i Kosovës nuk do të shkelë më në territorin e vendit.
“Cilido që cenon sovranitetin dhe integritetin territorian të Republikës së Kosovës nuk është i mirëseardhur në Kosovë, duke qenë se është armik i Kosovës, prandaj unë pa hezitim kam ndërmarrë këtë hap. Një hap të njëjtë do mbaj unë dhe qeveria sa herë ka nevojë për të mbrojtur interesat e Republikës së Kosovës”, u shpreh ai.
Po ashtu Zveçla kërkoi nga faktori ndërkombëtar Izolim të Serbisë derisa Presidenti Vuçiç të marrë masa ndaj ministres Paunoviç.
