Deschamps dhe Tuchel marrin përgjegjësinë

0%

Dështimi për të shkuar në finalen e madhe ka lënë shije të hidhur te Franca dhe Anglia. Por, për trajnerin e “gjelave”, Didier Deschamps, ndeshja për vendin e tretë ka vlerë të veçantë, pasi do t’i japë kombit një medalje bronzi. Ai nuk konfirmoi nëse golashënuesi më i mirë dhe kapiteni Kylian Mbappé do të luajë si titullar, megjithatë pranoi se do të ketë rotacion në skuadër.

“Ndiej përgjegjësinë time në lidhje me ndeshjen që kemi përpara, pasi nuk është një ndeshje miqësore. Nuk është ajo që do të kishim preferuar, por ka një vend të tretë, kështu që kam detyrën, së bashku me stafin tim dhe lojtarët, të bëjmë gjithçka për të arritur këtë objektiv të fundit, që ndoshta është sigurisht më pak i rëndësishëm.

Nëse anglezët nuk duan ta luajnë dhe as ne nuk duam, por është planifikuar dhe ka një objektiv. Do të bëj rotacion masiv”. Përballja e sotme do të jetë e fundit për Deschamps në pankinën e Francës. “Do të më mungojë skuadra franceze. Por pata privilegjin për 15 vjet të isha me këtë fanellë, duke përjetuar momente madhështore, por edhe momente më të vështira. Fundi po vjen, jeta vazhdon”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Thomas Tuchel mori përgjegjësinë për humbjen ndaj Argjentinës, por shtoi se një vend i tretë do të ishte rezultati më i mirë i “Tre Luanëve” në 6 dekadat e fundit. “Nuk pendohem për vendimet e mia. U përpoqa të ndihmoja ekipin tim, mora disa vendime duke i besuar instinktit. Nuk morëm rezultatin. Sigurisht, marr përgjegjësinë për këto vendime, por vendimet merren nën stres.

Vendimet merren gjatë lojës. Do të pendohesha nëse nuk do të reagonim, por nuk kam keqardhje për vetë vendimin. Nëse e fitojmë ndeshjen, do të kemi rezultatin më të mirë të një Kupe Bote në 60 vjet”. Francë-Angli do të luhet sot në stadiumin e Miamit, duke nisur nga ora .

Burimi: Bota Sot