Sulm brutal ndaj turistëve izraelitë në Budva, njërit i thyhet nofulla

0%

Një grup turistësh izraelitë është sulmuar nga më shumë se dhjetë të rinj në qytetin bregdetar të Budvës, në Mal të Zi. Ngjarja ka ndodhur të shtunën, ndërsa një prej të sulmuarve ka rrëfyer për televizionin publik izraelit KAN News se dhuna kishte nisur papritur dhe pa ndonjë konflikt paraprak.

Sipas dëshmisë së tij, të rinjtë fillimisht i kanë ofenduar turistët, më pas i kanë goditur me shkelma dhe kanë hedhur karrige në drejtim të tyre. “Më shumë se dhjetë të rinj na shanë, na goditën dhe na sulmuan me objekte”, ka deklaruar një prej turistëve. Si pasojë e sulmit, një anëtar i grupit ka pësuar thyerje të nofullës, ndërsa një tjetër ka humbur ndjenjat nga goditjet.

Viktimat kanë thënë se nuk kishin pasur asnjë përplasje të mëhershme dhe se sulmi ishte i paprovokuar. Budva është një nga destinacionet turistike më të frekuentuara në Mal të Zi, e njohur për plazhet, jetën e natës dhe qytetin e vjetër. Zona vizitohet çdo vit nga mijëra turistë të huaj, përfshirë edhe vizitorë nga Izraeli.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ky është incidenti i dytë i raportuar së fundmi ndaj turistëve izraelitë në Mal të Zi. Një rast tjetër ishte regjistruar në Plavë, ku disa turistë ishin përballur me ngacmime dhe deklarata fyese. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com