Manchester City është skuadra, e cila ka përfituar më shumë para nga kompensimi i premtuar nga FIFA për klubet, të cilat dërgojnë lojtarët në Kupën e Botës. Skuadra angleze pret që të arkëtojë rreth 3.08 milionë euro. Në këtë klasifikim vendin e dytë e mban PSG me 2.49 milionë euro. Ndërsa në pod ngjitet edhe Arsenal me 2.42 milionë euro.
Me një shifër prej 2.3 milionë eurosh pritet që të kompensohet skuadra e Bayern-it, e cila ka lënë pas Barcelonën (2.2 mln euro) dhe Chelsea-n (2.12 mln euro). Lista 1- Manchester City €3.08m 2- PSG €2.49m 3- Arsenal €2.42m 4- Bayern €2.3m 5- Barcelona €2.2m 6- Chelsea €2.12m
