Kryetari i komunës së Prishtinë, Përparim Rama ka bërë të ditur se rruga “Afrim Zhitia” është gati për qarkullim. Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook. “Rruga ‘Afrim Zhitia’ gati për qarkullim!”, shkruan ai.
Ndryshe, ditë më parë Komuna e Prishtinës kishte njoftuar për mbylljen e kësaj rruge për qarkullim nga semaforët te Fakulteti Teknik deri te Mensa e Studentëve për shkak të punimeve infrastrukturore në një segment të rrugës “Afrim Zhitia”.
Burimi:
Telegrafi
