“I bëri të vetat” afro 700 mijë euro të pensioneve, gjykata e lë në

0%

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-drejtoreshën e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, e cila dyshohet se ka përvetësuar rreth 69 milionë lekë të rinj (afërsisht 690 mijë euro), para të destinuara për pensione dhe ndihma sociale.

Gjatë seancës gjyqësore, Prokuroria ka paraqitur prova të reja në kuadër të hetimeve, duke pretenduar se Mataj frekuentonte kazino, një rrethanë që është përfshirë në dosjen hetimore, raporton A2 CNN, transmeton Sinjali. Ndërkohë, Gjykata ka vendosur masën “arrest në shtëpi” për shefen e Financës, Valbona Duni, dhe arkëtaren Paola Dana.

Ato dyshohen, së bashku me ish-drejtoreshën, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” , të kryera në bashkëpunim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas hetimeve, tre të dyshuarat dyshohet se gjatë muajve prill dhe maj të këtij viti kanë përvetësuar rreth 690 mijë euro , të cilat ishin planifikuar për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale për qytetarët e zonave të Durrësit, Shijakut dhe Krujës.

Hetimet nisën pas një kallëzimi të bërë nga Posta Shqiptare, e cila gjatë një kontrolli të brendshëm kishte konstatuar parregullsi në administrimin dhe raportimin e fondeve. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com