Visari i Kosovës

0%

(Këto vargje i kushtohen dëshmorit Visar Sabit Thaqi, i cili, duke braktisur jetën e sigurt në Zvicër, u rreshtua vullnetarisht në formacionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për çlirimin e atdheut.

Rënia e tij heroike më , në kufirin shqiptaro-shqiptar, përfaqëson një akt sublim të sakrificës kombëtare dhe të idealit për liri.) Me atdhedashuri dhe humanizëm u brumos nga babai i tij, Sabit Thaqi, mësues i popullit. Ishte i shëndetshëm e ambicioz, trupgjatë e me shpatulla luani, i kthjellët e me shikim skifteri. Vetulla e qepalla i kishte porsi krah dallëndysheje.

Kur ia thoshte këngës me zërin e ëmbël dhe melodik, i kënaqte jo vetëm njerëzit, por edhe zogjtë e malit. U këndonte trimave dhe fushave të Llapit, Pollogut dhe Myzeqesë. Me ison e tij të këndshme interpretonte edhe këngët e Labërisë. E donte punën, sepse qysh si fëmijë ishte mësuar të jetonte nga djersa e tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ishte sportist i vërtetë; goditjet i kishte të forta si prej katapulte, qitjen nga arma të saktë si të dajë Ali Ajetit. Edhe pse vetëm 21 vjeç, la Zvicrën duke thënë: “Jeta s’ka për mua kuptim kur shoh që armiku na vret e çnderon në konakun tonë. S’dua as vend për varr, nëse sot Kosovës zot nuk i dal. Betohem se do të fluturoj porsi kolibri, drejt Llapit tim.

Do t’i marr babë, nënë, vëllezër e motër në përqafim, pastaj do t’u bashkohem shokëve në istikame, do të luftoj e rezistoj, që pushtuesi të mos na thyejë e nënshtrojë.” “Nëse vritem në beteja për liri, mos qani ju, prindër, e as ju, vëllezër, e as ti, e dashura motër, por ndihuni krenarë, se jetën e dhamë që zëri i shqiptarit të dëgjohet e përfillet, si në Tiranë, ashtu edhe në Prishtinë, Shkup, Preshevë, Medvegjë, Bujanoc, Ulqin, Treg të Ri, Himarë e Çamëri.

Pastaj të gjithë së bashku këndoni e hidhni valle, se ne s’kemi vdekur, por jemi rilindë, që Kosova, Ilirida dhe Shqipëria, në shekullin e ri ta gëzojnë lirinë e të shohin dritë!” Arif Ejupi Gjenevë,

Burimi: Bota Sot