Një armë me leje dhe një shumë parash janë vjedhur në një shtëpi në fshatin Dubravë të Deçanit. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh. Sipas njoftimit të forcave të rendit, rasti ka ndodhur të premten, më . “Ankuesi mashkull raporton se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe i kanë vjedhur armën, të cilën djali i tij e kishte pasur me leje.
Po ashtu, i janë vjedhur edhe para. Rasti nën hetime” – thuhet në njoftim. Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë” dhe është nën hetime.
