37-vjeçari sulmon djalin e bashkëjetueses në Korçë, i riu me plagë në

0%

Një tjetër plagosje është regjistruar mbrëmjen e së premtes. Plagosja e dytë u regjistrua në Korçë ku njerku ka dhunuar rëndë djalin e bashkëjetueses. 18-vjeçari është paraqitur në spitalin rajonal të Korçës me dëmtime serioze në kokë, ku dyshohet se njerku i tij N.B e ka dhunuar të riun. Policia ka bërë të mundur ndalimin e 37-vjeçarit.

Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës pas një konflikti për motive të dobëta. “Korçë/ Plagosi me mjet prerës djalin e bashkëjetueses, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë lokalizohet dhe vihet në pranga 37-vjeçari. Rreth orës , në spital është paraqitur i dëmtuar në kokë, dyshohet me mjet prerës, shtetasi A.

S., rreth 18 vjeç, i cili, sipas të dhënave paraprake, është dëmtuar gjatë një konflikti për motive të dobëta me njerkun e tij, shtetasin N. B., 37 vjeç. Pas ngjarjes, 37-vjeçari është larguar nga vendi i konfliktit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe shoqërimi në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, i autorit të dyshuar të ngjarjes. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.

Burimi: Telegrafi