Lideri i Kampionatit Botëror të Formula 1, Andrea Kimi Antonelli, regjistroi kohën më të shpejtë në sesionin e dytë të provave të lira për Çmimin e Madh të Belgjikës në Spa-Francorchamps. Piloti i Mercedesit ndaloi kronometrin në .944, duke lënë pas Lando Norrisin me McLaren dhe Max Verstappenin me Red Bull. Nga ana tjetër, Lewis Hamilton me Ferrarin përfundoi në vendin e katërt.
Pas një sesioni të parë jo bindës, Mercedes riktheu ritmin e pritur. Ekipi kishte përdorur në FP1 një konfigurim me ngarkesë më të ulët aerodinamike dhe pati vështirësi në menaxhimin e energjisë, por ndryshimet e bëra për sesionin e dytë rezultuan të suksesshme.
Antonelli u shfaq shumë i kënaqur me balancimin e makinës, pasi në mëngjes kishte shprehur pakënaqësi për sjelljen e saj në pistë. Ndryshe ndodhi me shokun e skuadrës, George Russell, i cili vazhdoi të kishte probleme me balancimin dhe e mbylli sesionin vetëm në vendin e tetë, rreth 1.3 sekonda më i ngadaltë se italiani. Sesioni u shënua edhe nga një aksident i fortë i Pierre Gaslyt.
Piloti francez i Alpine humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat, duke shkatërruar krahun e pasmë të makinës së tij. Fatmirësisht, ai nuk pësoi lëndime, ndërsa incidenti shkaktoi ndërprerje të përkohshme të provave.
