Moti gjatë vikendit, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

0%

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot me diell dhe vranësira këtë vikend. Sipas parashikimit të IHMK-së, të shtunën, më , temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë 31 deri në 35 gradë Celsius. “Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore.” – njofton Instituti.

Kurse të dielën, më , parashihet mot i vranët dhe me intervale me diell. “Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin ndërmjet 30 dhe 34°C. Era do të fryjë nga veriperendimi me shpejtësi1-11m/s.” – thuhet në njoftim.

Burimi: Kallxo