Dominik Szoboszlai do të vazhdoj të jetë pjesë e Liverpulit. Mesfushori hungarez ka nënshkruar kontrartë të re, e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2031.. “Është ndoshta dita ime më e madhe. Shumë i lumtur. Mezi pres të shkoj përsëri e përsëri e përsëri. Jam thjesht i lumtur që jam këtu, siç e kam thënë shumë herë. Jo, jam i kënaqur me veten, por mendoj se mund të bëj edhe më mirë.
Mendoj se kjo është arsyeja pse jam ulur këtu, sepse kjo më ka shtyrë që kur isha fëmijë: se nuk ishte kurrë e mjaftueshme. Dhe po mendoj të njëjtën gjë tani. Dua të jap shembullin. Dua të jem shembull edhe për të gjithë, për aq sa mundem. Kur nënshkrova, thashë se dua të fitoj gjithçka. As kjo nuk ndryshoi për asnjë moment.
Mbeti e njëjta: Dua të fitoj gjithçka që është e mundur në këtë vend, madje le të themi edhe Ligën e Kampionëve.” , ka deklaruar Szoboszlai pas nënshkrimit të kontratës. 25-vjeçari i cili u bashkua me Liverpulin në vitin 2023, pati një sezon fantastik, duke shënuar 13 gola dhe 12 asiste.
