51 raste të gjetjes së armëve janë regjistruar gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 në katër komunat veriore të Kosovës. Komuna e Zubin Potokut prin me 25 raste të identifikuara. Krahasuar me vitin e kaluar është shënuar rritje e këtyre rasteve, ndërsa që nga viti 2023 janë evidentuar gjithsej 70 raste të tilla.
Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Veri të Policisë së Kosovës, Veton Elshani, në një intervistë për KALLXO.com. “18 i kemi të dyshimtë ndërsa pjesën tjetër i kemi të padyshimtë, d.m.th N.N. Jemi në kërkim të tyre.
E mirë e kësaj është që kemi bashkëpunim me qytetarë dhe komuniteti është duke na njoftuar për këto informata dhe për këtë arsye ne hasim në më shumë raste”- tha ai. Kallashnikovë, armë të shkurtra, pushkë gjuetie, armë të gjata, raketahedhës dhe lloje të tjera armatimi janë gjetur nga Policia gjatë periudhës –.
Zëvendësdrejtori mohoi se armët e gjetura lidhen me grupe të organizuara kriminale apo me struktura që kanë vepruar më herët në veri. “Këto armë që i kemi gjetur, në bazë të informacioneve të pranuara, më shumë janë armë të lëna, d.m.th armë që janë lënë aty për t’i larguar nga shtëpitë apo banesat e veta.
Nuk konsiderojmë që është diçka e organizuar, por më shumë si diçka që njerëzit që i kanë lënë këto armë dhe i kanë larguar prej vetes”- deklaroi ai. Elshani kujton se, kur kishte nisur punën si epror në veri në vitin 2023, Policia kishte identifikuar depo armatimi në shtëpi të braktisura, fenomen që, sipas tij, vazhdon të jetë i pranishëm edhe sot.
“Në fillim kur kemi ardhur e kemi pa që ka qenë si një front lufte që shkon prej Kërrshit të Dudës, te Lagjja e Boshnjakëve, nëpërmjet shkollës teknike, rrethrrotulli te ura ku janë karabinerët, Tre Rrokaqiejt, ndërsa pjesa tjetër ka qenë më shumë si depo e armatimit – me quajt kështu – ku ato janë lënë”- theksoi Elshani.
Kur armët konfiskohen dhe të dyshuarit identifikohen, rastet procedohen në organet e hetuesisë. Megjithatë, në shumicën e rasteve, të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt. Sipas Elshanit, kjo ndodh pasi të dyshuarit nuk vlerësohen si rrezik për procedurën hetimore.
“Po, kemi raste kur personat lirohen në procedurë të rregullt, për arsye se dihet kush është pronari dhe arma ka qenë e mbyllur brenda në shtëpi. Ne e kemi gjetur në bazë të informacioneve. Nuk ka pasur ndonjë rrezik që ai person mund të shkaktojë ndonjë pasojë apo të ndikojë te dëshmitarët. Megjithatë, kjo është çështje e vlerësimit të prokurorit të rastit”, potencoi ai .
KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për aksionet e Policisë së Kosovës në Zveçan, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut e Leposaviq. Muajt e fundit janë zbuluar armë, municion, granatahedhës, eksploziv dhe pajisje ushtarake në shtëpi të pabanuara.
Në disa raste janë arrestuar persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje, ndërsa në raste të tjera armatimi është gjetur në objekte pa pronarë të identifikuar. Armë e municion ishin gjetur në një shtëpi të pabanuar në fshatin Lucka Reka të Zubin Potokut, më . Në procedurë të rregullt , ishte liruar i dyshuari tek i cili u gjetën pushkë dhe municion në Zubin Potok, më .
Përsëri në Zubin Potok, Policia kishte sekuestruar armë, municion dhe uniformë ushtarake në një shtëpi të pabanuar, me datë . Më , Policia ka njoftuar se kishte gjetur armatim edhe në një shtëpi tjetër të pabanuar në Zubin Potok. Forcat e rendit kishin sekuestruar 297 fishekë dhe një uniformë ushtarake, më .
Policia kishte gjetur në gjashtë lokacione në Zubin Potok () Bastisje u zhvillua edhe në Zveçan ku u kap një arsenal i madh armësh , më .
