Zana Spahiu zgjidhet drejtoreshë e përgjithshme e RTK-së

0%

Me nëntë vota pro Zana Spahiu është zgjedhur drejtoreshë e përgjithshme e Radiotelevizionit të Kosovës. Votimi është mbajtur sot () në mbledhjen e Bordit të RTK-së. Mandati i Spahiut është tre vjeçar. Spahiu është kandidatja që kishte marrë më së shumti pikë gjatë intervistimit për pozitën e drejtorit të RTK-së.

Ajo kishte marrë 90.7 pikë pas vlerësimit nga të gjithë anëtarët e bordit të mediumit publik. Më , janë zhvilluar intervistat me gjashtë kandidatët për drejtor të RTK-së. Kandidatët e intervistuar ishin: Lorik Arifaj, Antigona Baxhaku, Arber Geci, Nexhmedin Spahiu, Zana Spahiu dhe Hysen Hundozi.

Lorik Arifaj mori gjithsej 67.6 pikë pas mbledhjes së të gjitha votave dhe pjesëtimit me numrin e anëtarëve të bordit (9), Antigona Baxhaku 61.1 pikë, Hysen Hundozi 65.7 pikë, Arbër Geci 82.7 pikë, Nexhmedin Spahiu 61.1 pikë dhe Zana Spahiu 90.7 pikë. KALLXO.com ka monitoruar këtë proces. Në bazë të Ligjit për RTK-në, drejtori i përgjithshëm emërohet me 2/3 e votave të anëtarëve të bordit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për të dhënat e poentimit të kandidatëve nga bordi i RTK-së në detaje, mund të lexoni në lajmin në vazhdim.

Burimi: Kallxo