Qeveria ndanë mbi 255 mijë euro për tekstet mësimore të nxënësve të

0%

Qeveria në detyrë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të premten, më , ka ndarë 255 mijë e 153 euro e 45 centë për tekstet mësimore të nxënësve shqiptarë që mësojnë në gjuhën shqipe në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Sipas vendimit, këto mjete janë ndarë për vitin shkollor 2025/2026.

KALLXO.com është interesuar dhe e ka pyetur Arlind Manxhuken, zëdhënësin e Qeverisë, nëse fjala është për vitin shkollor 2026/2027 dhe është në pritje të përgjigjes.

Kurse, 40 mijë euro, Qeveria ka vendosur t’ia ndaj dy organizatave për mbështetjen e organizimit dhe realizimit të ngjarjeve me karakter ndërkombëtar në fushën e inovacionit, teknologjisë, ndërmarrësisë dhe transformimit digjital. Për këto aktivitete thuhet se e promovojnë vendin dhe e forcojnë imazhin ndërkombëtar të saj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga këto mjete janë ndarë 20 mijë euro për FLOSSK (Free Libre Open Source Software Kosova) dhe 20 mijë euro për ICK (Innovation Center Kosovo).

Qeveria në detyrë ka aprovuar edhe kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për dhënien në shfrytëzim afatgjatë pa kompensim të pronave të menaxhuara nga Agjencia Pyjore e Kosovës, për nevojat e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “KRU Mitrovica”.

Sipas vendimit, qëllimi është realizimi i projektit për sigurimin e furnizimit me ujë të pijshëm në Komunën e Leposaviqit.

Burimi: Kallxo