Tottenham i pandalshëm, afër blerjes së Savinhos

0%

Tottenham po bën çmenduri në këtë merkato vere. Klubi londinez duket i pandalshëm në fushatën e afrimeve dhe objektivi i radhës duket se është sulmuesi i Manchester City, Savinho. “Spurs” kanë pranuar të paguajnë 65 milionë stërlina për futbollistin brazilian, i cili nuk ka bindur në fakt me fanellën e “qytetarëve”.

Kjo lëvizje ishte shumë afër edhe gjatë verës së vitit 2025, por nuk u konkretizua. Tani gjtihçka duket në rregull për kalimin e sulmuesit në radhët e Tottenham. Londinezët pak ditë më parë blenë italianin Sandro Tonali për mesfushën, ndërkohë që kanë bërë edhe afrime të tjera të rëndësishme.

Burimi: Bota Sot