Selman Sinani dhe djali i tij, Muhamet Sinani, kanë dalë para gjykatës së Prishtinës – Dega në Gllogoc [Drenas] për t’u përballur me akuzën për kanosjen e kryetarit të komunës, Ramiz Lladrovci.
Babë e bir, sipas aktakuzës, ngarkohen se kanë kanosur Lladrovcin pasi kishin “kuptuar seriozitetin e zyrtarëve komunal” për të nxjerrë vendimin që të lirohet prona që komuna pretendon se ka qenë e uzurpuar nga ata dy. Të akuzuarit kanë deklaruar se nuk e ndjejnë vetën fajtor për veprën penale për të cilën akuzohen. I pranishëm në seancë të datës nuk ka qenë Ramiz Lladrovci.
Sipas aktakuzës, më , Selman Sinani dhe Muhamet Sinani në bashkëkryerje e kanë kanosur të dëmtuarin, Ramiz Lladrovci në Drenas. Kjo pasi, siç thuhet në aktakuzë, nga të akuzuarit ishte kuptuar se është nxjerrë një vendim nga komuna për lirimin e pronës së uzurpuar nga ana e tyre.
Të akuzuarit, në ora , kanë qenë në një lokal duke biseduar me dëshmitarin, A.K., me pozitë drejtor i kadastrit në komunën e Gllogocit dhe i janë drejtuar me fjalët: “Unë nuk do ta liroj këtë pronë dhe do ta mbrojë duke mos zgjedhur mjete dhe metoda dhe asnjë zyrtar komunal nuk guxon të vijë në pronën të cilën e shfrytëzoj për t’i vendosur pikat gjeodezike”- përshkruhet ti ketë thënë Selman Sinani dëshmitarit.
Gjithnjë sipas aktakuzës, pasi ishin thënë këto fjalë, të dy e kishin parkuar veturën para komunës dhe aty kishin qëndruar për afro 40 minuta, duke e pritur kryetarin të dalë jashtë objektit. Sipas aktakuzës, Muhamet Siani i kishte thënë dëshmitarit, A.K., që t’ia përcjell mesazhin kërcënues Ramiz Lladrovcit.
“Për këtë çështje do të merremi me kryetarin dhe të gjithë drejtorët përgjegjës., kryetari nuk do ta gëzoj këtë vendim që pritet me dhënë”/”kam me i vra, kam me hy me armë në katin e tretë”- përshkruan tutje aktakuza fjalët kërcënuese për veprën për të cilën akuzohen babë e birë. Këto fjalë kërcënuese sipas aktakuzës së prokurorisë, ju ishin kumtuar më pas të dëmtuarit.
