Atmosfera në kampin e Francës nuk ka qenë aspak e qetë pas humbjes ndaj Spanjës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës. Sipas L’Equipe, disa futbollistë francezë kanë mbetur të habitur nga disa vendime të përzgjedhësit Didier Deschamps gjatë ndeshjes.
Një nga momentet që ka ngjallur më shumë debat ishte zëvendësimi i Adrien Rabiot në pushimin mes dy pjesëve, ndërsa Aurélien Tchouaméni vazhdoi të qëndronte në fushë. Raportohet se disa lojtarë kishin dyshime për gjendjen fizike të Tchouaménit dhe nuk ishin të bindur se mesfushori i Real Madridit ishte në formën e duhur për të luajtur në nivelin e tij më të mirë.
Në të njëjtën kohë, një pjesë e futbollistëve të Francës mendonin se Rabiot kishte qenë lojtari më i mirë i skuadrës në pjesën e parë dhe nuk duhej të zëvendësohej, edhe pse kishte marrë karton të verdhë. Sipas mediumit francez, këto vendime të Deschamps kanë shkaktuar diskutime dhe pakënaqësi brenda dhomave të zhveshjes pas eliminimit nga Botërori.
