Policia konfiskon armë në Pejë, Klinë e Istog, arrestohen tre të

0%

Tre persona janë arrestuar në rajonin e Pejës nën dyshimin për lëndim të lehtë trupor dhe armëmbajtje pa leje. Sipas Policisë, njëri nga rastet lidhet me një sulm që ka ndodhur më në Pejë, kur policia ishte njoftuar nga Spitali Rajonal për një person të lënduar. Viktima kishte deklaruar se kishte sulmuar një person i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas hetimeve, më është arrestuar i dyshuari, i cili e ka dorëzuar edhe armën e përdorur. Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë. Në një rast tjetër, më , në një pikë kontrolli në fshatin Dollc të Klinës, policia ka ndalur një veturë me targa vendore. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një armë e tipit TT, një karikator dhe shtatë fishekë.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Po atë ditë, në Istog, policia ka pranuar informacion se një person posedonte armë në një lokal të qytetit. Pas arrestimit të të dyshuarit, janë sekuestruar një armë e tipit Ekol, një karikator dhe pesë fishekë të kalibrit 9 mm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Burimi: Kallxo