Donikë Gërvalla presidente e ardhshme e Kosovës?! “Do ta mbulonte me

0%

Publicisti Idriz Zeqiraj vlerëson se zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donikë Gërvalla, do të ishte një zgjedhje e denjë për postin e Presidentes së Republikës së Kosovës. Sipas tij, përvoja e gjatë politike, angazhimi shumëvjeçar për çështjen e Kosovës dhe integriteti personal e bëjnë atë një figurë të përshtatshme për këtë funksion të lartë shtetëror.

“Për një çerek-shekulli kam punuar me zonjën Gërvalla dhe pretendoj se e njoh mirë” , deklaron Zeqiraj, duke kujtuar se ajo u përball me tragjedinë familjare që në moshën 10-vjeçare, kur iu vra politikisht babai i saj, Jusuf Gërvalla.

Ai rikujton se Gërvalla ishte pjesë e lëvizjeve studentore në Shqipëri për rrëzimin e simboleve të regjimit komunist, ndërsa më pas vazhdoi studimet edhe në Gjermani, ku u angazhua në veprimtarinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. “Ajo vepronte në të gjithë Evropën për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe për sigurimin e fondeve për mbijetesën dhe mbrojtjen e vendit”, shprehet ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Zeqiraj thekson se gjatë luftës në Kosovë, Donikë Gërvalla ishte e pranishme në debate televizive ndërkombëtare, ku, sipas tij, përballonte me argumente përfaqësuesit serbë dhe mbronte kauzën e Kosovës. “Sipas analistëve evropianë dhe botërorë, Donikë Gërvalla ishte fituese në këto debate, falë njohjes së shkëlqyer të rrethanave dhe argumenteve për represionin serb në Kosovë” , thotë ai.

Duke komentuar kritikat që i janë bërë Gërvallës ndër vite, Zeqiraj thotë se ato lidhen me denoncimin që ajo ka bërë ndaj individëve të caktuar për krime dhe veprime të dëmshme gjatë dhe pas luftës. “Donikë Gërvalla pati guximin qytetar dhe intelektual t’i quante kriminelë dhe sabotatorë ata që, sipas saj, dëmtuan luftën dhe stabilitetin e pasluftës” , deklaron ai.

Publicisti Idriz Zeqiraj Sipas Zeqirajt, Gërvalla shquhet për ndershmëri, vendosmëri dhe mosgatishmëri për kompromise që cenojnë parimet. “Ajo, me pastërtinë morale dhe trashëgiminë e dëshmuar familjare, e përmbush mrekullisht mirë pozitën kulmore të Presidentes së Republikës së Kosovës” , vlerëson publicisti.

Megjithatë, ai shpreh rezervën se largimi i saj nga detyra aktuale mund të ndikojë në ecurinë e disa reformave të rëndësishme në drejtësi. “Për opinionin shqiptar do të ishte lëndues largimi i saj nga posti ministror, për shkak të proceseve si Vettingu dhe Byroja për Verifikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, të cilat vazhdojnë të sabotohen prej vitesh ”, përfundon Zeqiraj.

Burimi: Bota Sot