Përzgjedhësi i kombëtares së Spanjës, Luis de la Fuente, ka deklaruar në prag të finales së Kupës së Botës kundër Argjentinës se skuadra e tij duhet t’i qëndrojë besnike stilit të vet të lojës, sepse vetëm kështu do t’i afrohet fitimit të titullit botëror. Finalja zhvillohet të dielën, duke nisur nga ora .
“Jam shumë i qetë dhe i bindur se, nëse mbetemi besnikë ndaj idesë së lojës që na ka sjellë deri këtu, do të jemi më pranë arritjes së objektivit. Kemi potencial të madh futbollistik. Nuk do të ndiheshim mirë në debate apo provokime.
Ne dimë të luajmë futboll, t’i japim kuptim lojës sonë kur kemi topin, ndërsa kur nuk e kemi të jemi të disiplinuar, agresivë dhe ta rikuperojmë sa më shpejt,” tha De la Fuente. Trajneri spanjoll theksoi se një nga armët më të forta të ekipit është besimi i ndërsjellë dhe njohja shumëvjeçare mes lojtarëve, shumicën e të cilëve i ka drejtuar që në përfaqësueset e grupmoshave të reja.
Ai shtoi se pikërisht kjo bën diferencën dhe se atmosfera në ekip është e shkëlqyer. “Yamalin e pret edhe një ndeshje fantastike” “Jemi të lumtur për atë që kemi arritur, por duam të bëjmë edhe një hap dhe ta fitojmë Kupën e Botës. Çdo kombëtare do t’i përdorë armët e saj.
Gjyqtari është ai që duhet t’i zbatojë rregullat dhe të mos lejojë situata që kalojnë kufirin e së lejuarës”, th eksoi De la Fuente, duke iu referuar edhe rolit që do të ketë arbitri 46-vjeçar slloven, Slavko Vinçiç.
Ai foli edhe për gjendjen fizike të Lamine Yamalit dhe Pedro Porrós, të cilët ditët e fundit janë stërvitur veçmas për shkak të problemeve të vogla muskulore, por shprehu bindjen se të dy do të jenë të gatshëm për finalen. Veçanërisht lavdëroi Yamalin, nga i cili pret edhe një paraqitje të jashtëzakonshme. “Jam i sigurt se e pret edhe një ndeshje fantastike në këtë Kupë Bote.
Duhet ta lirojmë nga presioni, në mënyrë që të shijojë lojën dhe të tregojë gjithçka që di”, përfundoi Luis de la Fuente.
