Rama: Po të ishte Shqipëria “lavatriçe” e parave të pista, nuk do të

0%

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është përgjigjur akuzave që e paraqesin ekonominë shqiptare si një “lavatriçe” të parave të pista. Gjatë një deklarimi publik, Rama tha se pretendime të tilla nuk qëndrojnë, duke argumentuar se nëse Shqipëria do të kishte një problem të tillë në përmasa të mëdha, procesi i integrimit evropian do të ishte ndalur.

Ai theksoi se progresi i vendit në negociatat me Bashkimin Evropian dhe mbyllja e kapitujve të caktuar dëshmojnë, sipas tij, se institucionet shqiptare po funksionojnë dhe po luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. “Diskutojmë që këtu ka një lavatriçe parash të pista, por kush do të na linte ne të vazhdonim të mbyllnim kapitujt me Bashkimin Evropian?

Vetëm ideja që kjo mund të ishte e vërtetë do të kishte stopuar çdo gjë dhe do të ishim bërë objektiv i institucioneve të huaja. Risia është se sistemi ka prodhuar mekanizma të rinj dhe SPAK-u është pjesë e sistemit. Sistemi po lufton, sepse deri dje nuk luftonte. Nuk kishte balancat e brendshme për të garantuar imunitetin e vet, ndërsa sot lufton”, u shpreh Rama.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com