Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Skenderaj i cili po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës. Sipas Policisë, arrestimi është realizuar nga zyrtarët e Stacionit Policor në Skenderaj, në zbatim të një urdhërese të lëshuar nga gjykata kompetente.
Policia ka bërë të ditur se pas veprimeve operative dhe grumbullimit të informative për vendndodhjen e të dyshuarit, në orët e hershme të mëngjesit është kryer bastisja në shtëpinë e tij në Skenderaj, ku ai është lokalizuar dhe arrestuar.
Pas përfundimit të procedurave policore, i arrestuar është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit me burgim në kohëzgjatje prej katër vitesh.
