Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Tepelenë-Memaliaj, në vendin e quajtur “Runë”. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, duke shkaktuar dëme të shumta materiale, raporton vizionplus.tv . Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Dyshohet se shkak i përplasjes mund të ketë qenë shpejtësia e lartë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
