Ekskluzive | I mori fëmijët dhe u largua në Francë pa pëlqimin e ish

0%

Një rast i dyshuar i marrjes së kundërligjshme të fëmijëve është duke u hetuar nga Policia e Kosovës, pasi një 35-vjeçar nga Malisheva ka denoncuar ish-bashkëshorten e tij se është larguar me fëmijët në Francë pa pëlqimin e tij, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se e dyshuara është Mimoza Metaj , 30 vjeçare, ndërsa ankues është ish-bashkëshorti i saj, H. I.. 36 vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, çifti ndodhet në proces të ndarjes, ndërsa ankuesi ka deklaruar para Policisë se ish-bashkëshortja kishte marrë fëmijët e tyre dhe ishte larguar drejt Francës pa autorizimin e tij. Ai ka pohuar se, që nga largimi i tyre, nuk ka pasur asnjë kontakt me fëmijët, për çka ka kërkuar ndërhyrjen e organeve kompetente.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar për veprën penale “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës”. Hetimet janë në vazhdim për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme ligjore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com