Ekskluzive | “Do të mbytem”, tha para se të largohej nga shtëpia –

0%

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Zhegër të Gjilanit, ku një 52-vjeçar është gjetur pa shenja jete, vetëm pak orë pasi ishte larguar nga shtëpia duke paralajmëruar familjarët se do t’i jepte fund jetës, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se viktima është Avni Bislimi , 52 vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, rreth orës , ai ishte larguar nga shtëpia, duke u lënë familjarëve një mesazh shqetësues se do të mbytej. Menjëherë pas alarmit, familjarët, së bashku me njësitë e Policisë së Kosovës, nisën kërkime intensive për lokalizimin e tij.

Pas disa orësh kërkime, rreth orës , trupi i pajetë i 52-vjeçarit u gjet nga patrulla policore nën çatinë e shtëpisë së tij, ku dyshohet se kishte kryer vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit rajonalë, njësia e krimteknikës, ekipi mjekësor, Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Prokurori i Shtetit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të Prokurorit, trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa autoritetet po vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nëse ju ose dikush që njihni po mendon për vetëvrasje ose ndihet në rrezik, kërkoni ndihmë menjëherë nga një familjar, mik i besuar ose profesionist i shëndetit mendor. Nëse ekziston rrezik i menjëhershëm, kontaktoni shërbimet emergjente në zonën tuaj. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com