Dy të rinj kanë rënë në duart e Policisë në Fushë Kosovë, pasi gjatë një kontrolli kanë pranuar se posedonin lëndë narkotike, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Endrit Dobërdolanin , 30 vjeçar dhe Diard Dobërdolanin , 23 vjeçar.
Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 16 korrikut, rreth orës , në rrugën “1 Tetori”, në fshatin Sllatinë e Madhe të Fushë Kosovës. Njësia policore kishte ndaluar për kontroll një veturë Volkswagen Golf 4 me ngjyrë të bardhë, në të cilën ndodheshin dy të dyshuarit.
Gjatë kontrollit, pasi u pyetën nëse posedonin ndonjë send të paligjshëm, ata deklaruan vetë se kishin lëndë narkotike. Kontrolli rezultoi me sekuestrimin e 1.17 gramëve substancë të dyshuar marihuanë nga Endrit Dobërdolani, ndërsa te Diard Dobërdolani u gjetën 3.70 gramë të së njëjtës substancë.
Me konsultim të Prokurorit kujdestar, ndaj të dyshuarve është iniciuar procedurë për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
